Kurti vendos lule te vendi ku u vra polici Zymeri: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka vendosur lule tek vendi ku është vrarë polici Enver Zymeri 12 vite më parë.
“Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas Kurtit, “Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetëmohuese është edhe e jona”.
“Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim. Sytë e Sokolit janë veç dritë”, shtoi Kurti.
“Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”.
Ndërsa një ditë më parë, Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere”, ka marr emrin e heroit Enver Zymeri i vrarë nga një sulm i armatosur me snajper në pjesën veriore të territorit të banuar me serbë etnikë.
Zymeri, ishte vrarë gjatë një aksioni policor nga strukturat paralele serbe, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 – Jarinjë dhe Bërnjak – në veriun e Kosovës. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë titullin “Hero i Kosovës” për policin e rënë në detyrë.
Ka kaluar më shumë se një dekadë, por ende nuk dihet kush e vrau zyrtarin Zymerin.
Për këtë vrasje, sipas Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë qenë të dyshuar dhjetë persona, ndërsa autoritetet kosovare kanë premtuar se do të ndriçojnë rastin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi