Lajme

Ursula von der Leyen: BE ka eksportuar 77 milionë doza vaksinash


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me anë të një postimi në median sociale Twitter, ka treguar se Bashkimi Evropian ka eksportuar 77 milionë doza vaksinash.

Sipas saj eksportimi është bërë në 33 vende që nga 1 dhjetori i vitit 2020.

“Për më tepër, si një donator kryesor i COVAX, ai ka kontribuar në eksportet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, shkruan ajo në postim.

Presidentja thekson se BE duhet të sigurojë një shpërndarje të barabartë të vaksinave mes evropianëve.

Në hartën e postuar nga von der Leyen është edhe Shqipëria, e cila ka përfituar nga mekanizmi COVAX.

Aktualisht Bashkimi Evropian është kritikuar për vonesa në shpërndarjen e vaksinave.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore