Peleshi pritet nga Sekretari britanik i Mbrojtjes, fokus intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe me fokus bashkëpunimin dypalësh.
Ai u prit në një takim nga Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen, Ben Wallace.
Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Ministria britanike e Mbrojtjes ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare.
Ndërkohë, Wallace shprehu gatishmërinë për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të Aleancës, por dhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
Peleshi u prit edhe nga Ministrja e Shtetit Baronesha Goldie Dl.
Të dy nënshkruan Deklaratën e Përbashkët mbi Rritjen e Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, dokument i cili synon përforcimin e bashkëpunimit aktual, identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të përballuar sfidat si dhe për t’iu përshtatur risive të reja që sjell koha dhe mjedisi gjithnjë e më shumë konkurrues dhe kompleks.
Po ashtu ministrat rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të vijuar kontributin në sigurinë ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe rritjen e angazhimit për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe krahut jugor të NATO-s.
Kurse një tjetër takim, ministrit Peleshi iu rezervua nga kreu dhe disa anëtarë të grupit parlamentar shumëpartiak për Shqipërinë, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.
Atje Peleshi theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është gjithmonë e më shumë e orientuar drejt fqinjësisë së mirë, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.
Sakaq, ai u prit në një takim të veçantë nga Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimorë Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në takimin e tyre u diskuan çështje me interes për zhvillimin, sigurinë, stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rolin e Shqipërisë në rajon, ku një vëmendje të veçantë iu kushtua çështjes së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Zbërthimi i ‘Ghost’ – Nga kapja e mafiozit italian deri te përdoimi i Shqipërisë për trafikun e drogës drejt Evropës Qendrore
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë