Shqipëria

Hapen aplikimet për stafin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar në një dalje në median sociale Facebook, fillimin e procedurës së punësimit të profesionistëve që do të punojnë në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit.

“Do te punesohen mbi 300 punonjёs me nje model të ri operimi qe do te konsolidohet gjate vitit të parë të funksionimit te tij, mbi baza të autonomise spitalorë gjë që do të shtrihet dhe në spitale të tjera të vendit”, u shpreh Manastirliu.

Stafit administrativ, mjekësor dhe menaxherial shqiptarë të spitalit do t’i bashkohen dhe mbi 50 mjekë të ardhur nga Turqia.

Manastirliu u shpreh se përzgjedhja do të kryhet mbi bazat e meritokracisë, nëpërmjet sistemit ad hoc.

Ministrja ndau gjithashtu një link nëpërmjet të cilit kandidatët do të mund të kryejnë aplikimin.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit është një projekt në bashkëpunim me shtetin e Turqisë.

Ai do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore me shtretër dhe do të mbulojë shërbime të nivelit terciar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore