Shqipëria

Presidenti Begaj niset për një vizitë zyrtare në Slloveni


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me ftesë të Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Slloveni.

Takimi do të mbahet në datat 13-14 korrik.

Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte, 13 korrik në orën 10:00 dhe pas takimeve kokë më kokë dhe mes dy delegacioneve, në orën 11:45, Presidentët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Këtë të fundit në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Pritet që në qendër të bisedimeve të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm.

Ndërkohë, përveç ceremonive zyrtare dhe takimeve, Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare Urshka Kakoçar Zupançiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore