Kosova

“Askush të mos guxojë të nëpërkëmbë Kosovën”


“Askush mos të mos guxojë ta nëpërkëmbë Kosovën”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Deçani, duke i reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ditë më parë hartën e Kosovës e mbulojë me flamur të Serbisë.

“Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre u themi se simbol i kësaj toke është populli që jeton këtu, ai popull që edhe pse e përzunë, u kthyen të gjithë në shtëpitë e veta, në gërmadha dhe e rikthyem jetën në Kosovë”, tha Haradinaj në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

“Kosova e ka një histori të gjatë qindravjeçare dhe Kosova edhe mijëra vjet do të mbetet e popullit të vet. Ndërsa nëse nuk na bëhet vendi i meritum në familjen e popujve, në familjen e shteteve, në këtë rast në OKB dhe NATO. Ne kemi komb, ne do të kthemi aty ku kemi qenë e do të mbesim, pra shqiptarë”.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, e kujtoi edhe ditën e 24 marsit të vitit 1998, kur NATO kishte filluar bombardimet në Serbi, derisa në Kosovë po zhvilloheshin luftime të ashpra.

“Më 24 mars 1998, nuk kishim zgjidhje tjetër pos me u përball me Serbinë. Nuk ishte çështje e dëshirës, por ishte e pa shmangshme”.

“Ajo që ndodhi atë ditë nuk ishte e para, ne e pamë një përballje heroike, legjendare të familjes Jashari, deri në flijim, ne ishim të vetëdijshëm që na pret një fat i vështirë, jetë a vdekje. Në përballje të kësaj dite kanë ra tre dëshmorë, Gazmendi, Agroni dhe Hima. Ishte një ditë lufte jo e lehtë, e cila u mbyll me një epilog në të cilin jemi sot, mbetëm shqiptarë”, theksoi Haradinaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore