Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i ka lënë plot 100 milionë euro (109 milionë dollarë) partneres së tij Marta Fascina, në shenjë të marrëdhënies së ngushtë të krijuar mes ligjvënësve të rinj dhe manjatit të kthyer në politikan afër fundit të jetës së tij.
Amaneti për 33-vjeçaren Fascina u zbulua kur testamenti i Berlusconit, i cili vdiq muajin e kaluar, u bë publik, shkruan Bloomberg, transmeton AlbanianPost.
Kushtet e testamentit përfshijnë gjithashtu planin e ish-kryeministrit për të kaluar gjerësisht perandorinë e tij të biznesit tek trashëgimtarët e tij më të vjetër, sipas një kopje të dokumentit të parë.
Berlusconi, i cili vdiq në moshën 86-vjeçare pas një sëmundje të gjatë, i la edhe 100 milionë euro vëllait të tij Paolos.
Ish-kryeministri italian po ashtu i ka lënë gjithashtu 30 milionë euro Marcello Dell’Utrit, një këshilltar i ngushtë politik dhe biznesi, i cili dikur ishte dënuar për lidhje me krimin e organizuar.
Në ndërkohë, Fascina, një ligjvënëse e partinës Forza Italia e Berlusconit, ishte në një lidhje me ish-kryeministrin për rreth tre vjet dhe qëndroi pranë tij gjatë muajve të tij të fundit të jetës.
Ndonëse një figurë e rezervuar që tenton të shmangë median, Fascina pritet t’i jap kahje të rëndësishme të ardhmes së partisë, e cila përballet me një fazë transformuese me vdekjen e themeluesit.
Berlusconi, i cili u martua dhe u divorcua dy herë, nuk u martua kurrë zyrtarisht me Fascinën, por të dy kremtuan një ceremoni jo-fetare, jozyrtare për të festuar bashkimin e tyre në vitin 2022.
“Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju”, u shkruan Berlusconi trashëgimtarëve të tij, si pjesë e testamentit të tij të fundit.
Po ashtu, Berlusconi ka vendosur që shumica e “Fininvestit” t’u takojë fëmijëve të tij Pier-Silvio dhe Marina Berlusconi.
“Dy fëmijët e Berlusconit nga martesa e tij e parë së bashku do të kenë 53 për qind të pronësisë së kompanisë”, thuhet në testament.
Berlusconi e mori vendimin për shpërndarjen e pronësisë së “Fininvest” në vitin 2006, kur përpiloi testamentin e tij të parë.
Më vonë ai deklaroi se Marina dhe Pier-Silvio do të merrnin shumicën e pronësisë së kompanisë, por të shpërndarë në pjesë të barabarta dhe se pjesa tjetër e pronës do t’u shpërndahet fëmijëve të mbetur, Barbara, Eleonora dhe Luigi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi