Ka nisur takimi bilateral ndërmjet Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten në Bruksel.
“Nevojiten ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis për të adresuar krizën e vazhdueshme në veri të Kosovës. Palët pritet të qetësojnë tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në “Twitter”.
Takimi filloi menjëherë pasi kryediplomati evropian Borrell dhe i dërguari i posaçëm Lajçak, zhvilluan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa nga këto takime synohet që të arrihet një marrëveshje për qetësimin e situatës në veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.
“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-eskalim të menjëhershëm dhe rrugën përpara”, ka shkruar paraprakisht kreu i diplomacisë evropiane, para takimit me kryeministrin Kurti.
Rrëmbimi i tre policëve kosovarë në vijën kufitare në veri të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë, ka shtuar shtresa të reja në një atmosferë tashmë të njohur, por kësaj here me rrezikun e rrëshqitjes drejt skajeve të përshkallëzimit të mëtejmë.
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale atje dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve janë kërkesat e përbashkëta të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e gjendjes në terren.
Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre takimeve që kanë nisur të enjten e 22 qershorit, kryediplomati evriopian do të mbajë një konferencë për media lidhur me arritjen ose jo të ndonjë pajtueshmërie për përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mihali përfundon intervistimin: Jam këtu për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e së vërtetës
-
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme
-
Kurti për Mihalin: “Vlerë e shtuar, bashkëpunëtore e kamotshme”
-
Specialja për Dejona Mihalin: Po intervistohet për disa çështje
Lajmet kryesore
-
Mihali përfundon intervistimin: Jam këtu për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e së vërtetës
-
Jepen konkluzionet për dosjen ‘Babale’: Prokurori kërkon dënimin e Salianjit me 1 vit burg, avokatët pafajësinë
-
Hezbollahu godet veriun e Izraelit me 140 raketa, thotë grupi militant dhe IDF
-
Kurti për Mihalin: “Vlerë e shtuar, bashkëpunëtore e kamotshme”