Shqipëria

“Ballkani Perendimor në BE”, konferenca hapëse


Projekti “Ballkani Perendimor në BE” (Western Balkans 2 EU) zhvillon konferencën hapëse në dy ditë, më 23 dhe 24 mars.

Projekti, që nis ditën e hapjes së konferencës dhe zgjat deri në vitin 2023, bën bashkë 17 institute kërkimore e akademike nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Projekti ka për synim të krijojë rrjetin e ashtuquajtur “WB2EU network”, i cili do të kthehet në një pikë referimi në rajon për përpjekjet e integrimit në BE dhe demokratizimit të mëtejshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rrjeti do të ketë në qendër të veprimtarisë së tij mbledhjen e informacionit dhe hulumtimeve mbi procesin e zgjerimit të BE-së në rajon. Përfundimet do të publikohen në formën e raporteve të shkurtra me rekomandime nëpër platforma të mëdha mediatike në rajon.

Kështu, pritet të konsolidohet bashkëpunimi rajonal si dhe të krijohet një platformë rajonale e shkëmbimit të dijes mes aktorëve publikë.

Diskutimet e ditës së parë do të jenë rreth temës “Perspektivat e reja për shtetin e së drejtës dhe drejtësinë – Ku qëndrojmë dhe çfarë na duhet akoma”. Folës nga përfaqësues të lartë të shoqërisë civile dhe botës akademike do të ndajnë opinionet e tyre në nisjen e konferencës.

Dita e dytë do të përqendrohet karakter më politik të diskutimeve. “Si të kthejnë politikën e zgjerimit në shina? Përparësia tek shteti i së drejtës dhe refroma në drejtësi” do të jetë tema për të cilën do të flasin përfaqësues të lartë politikë nga rajoni dhe institucionet e BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore