Shqipëria

“Moti i keq”, IGJEO paralajmëron përmbytje të lokalizuara


Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri ka paralajmëruar  të premten e 16 qershorit se do të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Sipas IGJEO-s, ditën e premte do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në qendër dhe në jug të territorit.

Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Reshje intensive pritet të ketë në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatar.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 17 / 22 °C, në vendet e ulëta: 18 / 21 °C, në vendet malore: 13 / 19 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore