Pajisje

Senatorët amerikanë prezantojnë projektligje për AI


Senatorët amerikanë prezantuan dy projektligje bipartizane për të adresuar çështjet e inteligjencës artificiale, në një kohë kur interesimi për këtë teknologji është në rritje.

Një projektligj synon transparencën e qeverisë në përdorimin e inteligjencës artificiale në bashkëveprimin me njerëzit, ndërsa tjetri krijon një zyrë për të vlerësuar konkurrencën e Shteteve të Bashkuara në fushën e teknologjive të fundit.

Maximizing the Potential of AI for Business | WIRED UK

Senatorët Gary Peters, Mike Braun dhe James Lankford prezantuan një projektligj që kërkon nga agjencitë federale ti tregojnë publikut kur ata përdorin inteligjencën artificiale për të ndërvepruar me ta.

Ligji gjithashtu kërkon krijimin e mekanizmave për të apeluar vendimet që merren nga AI.

Senatorët Michael Bennet dhe Mark Warner, së bashku me senatorin Todd Young, prezantuan një masë që synon krijimin e zyrës për Analizën e Konkurrencës Globale, e cila do të mbajë Shtetet e Bashkuara në krye të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Researchers Build AI That Builds AI | Quanta Magazine

Në fillim të kësaj jave, udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer tha se kishte planifikuar tre takime për senatorët mbi inteligjencën artificiale, duke përfshirë konferencën e parë të klasifikuar mbi këtë temë, në mënyrë që ligjvënësit të mund të edukohen për këtë çështje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore