Jetesë & Stil

Ku mund të praktikoni nudizëm në Gjermani


Freikörperkultur (FKK) ose Naturizmi është një lëvizje kulturore e cila mbron të jetuarit përmes lakuriqësisë jo-seksuale.

Këto janë disa nga vendet ku mund të praktikoni nudizmin apo të shihni të tjerë të zhveshur në Gjermani pa u arrestuar apo turpëruar.

Klubet sportive të nudistëve

Në 1963, Shoqata Zyrtare Gjermane e Nuditetit, “Deutscher Verband für Freikörperkultur”, u bashkua me Konfederatën Olimpike Gjermane të Sporteve, duke i dhënë lëvizjes nudo një lidhje më të afërt me sportet.

Shoqata Gjermane e Nuditetit aktualisht numëron rreth 40 mijë anëtarë të të gjitha moshave. Ata bashkohen në klube në të gjithë vendin për të marrë pjesë në të gjitha llojet e sporteve, si hiking, volejboll, not, apo boules.

Sauna të të dyja gjinive

Sipas Shoqatës Gjermane të Saunave në vitin 2016, rreth 30 milionë njerëz në Gjermani, respektivisht 17 milion burra dhe 13 milion gra, vizitojnë rregullisht 2 mijë e 300 sauna publike.

Të veshurit e rrobabanjove nuk përbën problem në saunat e Gjarmanisë dhe shumicat e tyre mund të frekuentohen nga të dyja gjinitë.

Në kopshtin apo ballkonin tuaj

Sipas një ligji të miratuar në Gjermani në 2006, në mënyrë që fqinjët tuaj të mos ju shohin ju lejohet të vendosni një barrierë në ballkon apo në kopësht për sa kohë ajo përshtatet me stilin e shtëpisë.

Plazhet nudo

Plazhet ose seksionet nudo  lejohen në zona specifike, të dallueshme përmes tabelave orientuese.

Megjithatë gjermanët, thuhet se nuk do të shqetësoheshin, edhe nëse do të përballeshin me imazhe lakuriqësie.

Parqet nudo

“Kopshti Anglez” në Mynih dhe “Tiergarten” në Berlin janë dy parqet mudiste më të famshme të Gjermanisë, në të cilat mund të shijosh rrezet e diellit i pajisur me veshje ose jo.

Prime-time

Nuditeti i thjeshtë në televizionin gjerman thuhet të jetë i lejueshmëm, përkundër skenave erotike.

Në programe të ndryshme si  “Jungle Camp” apo “Tatort” personazhet shfaqen plotësisht nudo.

Ndërkohë që poronografia thuhet të jetë e ndaluar në televizion, filmat erotikë lejohet të transmetohen prej orës 11 të darkës deri në 6 të mëngjesit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore