Kosova

Kurti iu flet për dialogun me Serbinë drejtuesve të qendrave të VV-së


Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur këtë të shtune drejtuesit e qendrave të partisë që ai e udhëheqë, Lëvizja Vetëvendosje, të cilëve iu ka folur për dialogun me Serbinë, dhe zhvillimet e fundit në këtë proces.

“Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona duke studiuar, ndriçimi dhe tabelë

Jashtë kësaj, në këtë takim siç njoftojnë nga VV-ja janë trajtuar edhe çështjet organizative të kësaj partie, “me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së.”

Ndryshe, në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt në Bruksel me 2 maj, në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, pati dakordim për miratimin e deklartaës për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu, në atë takim u prezantua edhe draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nga ekipi menaxhues, që ishte i emëruar nga qeveria e Kosovës, e që për kryesusese kishte deputeten e parlamentit serb, Danjela Vujçiç – nga radhët e partisë së Vuçiç-it.

Mirëpo, ai draft-statut u refuzua nga kryeministri Kurti, pasi që tha se ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Gjithashtu, kreu i ekzekutivit kosovar prezantoi një draft-vizion të tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, e që ishte i njëjtë me modelin kroat.

Ky takim kishte ardhur pasi që Kurti dhe Vuçiç kishin dhënë PO-në e tyre për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, fillimisht në Bruksel me 27 shkurt, dhe e përforcuar me aneksin e saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me 18 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore