Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin mirëpritur vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake të përbashkët me NATO-n, mirëpo, përkundër kësaj presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se shteti që ai e udhëheq nuk do të anëtarësohet në këtë aleancë.
“Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Platinum Wolf”, kishte thënë Ambasada Amerikane në Serbi.
Përveç kësaj, në përgjigjejen e ambasadës amerikan në Serbi thuhej se ShBA-të e vlerësojnë partneritetin ushtarak me Serbinë dhe “respektojmë shumë ushtrinë serbe dhe lidershipin e saj”.
“Ne qëndrojmë për një partneritet të fortë dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht”.
Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha këtë të enjte se stërvitja ushtarake “Platinum Wolf”, “ka shkaktuar kaq shumë vëmendje për shkak të ligësisë që disa e kanë ndaj vendit të tonë”.
“Nuk ka veprime prapaskenike, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s apo aleancave të tjera ushtarake.
Ai theksoi se “Serbia është një vend ushtarak neutral dhe kjo nuk po ndryshon”.
“Ne nuk do të bashkohemi me NATO-n apo Aleancën Lindore, ne duam të mbrojmë vetë tokën dhe qiellin tonë”, theksoi presidenti serb.
Por, kjo nuk është lënë pa u komentuar nga aleati historik i Serbisë, Rusia.
Përmes zëdhënësit të Kremlinit, Dimitry Psekov, thanë se kjo “nuk do të kalojnë pa u vënë re” në Rusi.
“Sa i përket stërvitjeve, ne sigurisht që do t’i monitorojmë me shumë kujdes,” tha Peskov.
Ndërkaq, ai tha se Beogradi është “nën presion të paprecedentë për ta sjellë Serbinë në anën e atyre që i përmbahen qëndrimit anti-rus”.
Stërvitja “Platinum Wolf 23” është një stërvitje taktike ndërkombëtare në të cilën marrin pjesë anëtarët e aleancës së NATO-s, përfshirë fuqinë kryesore të saj ShBA-në.
Ndryshe, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, kishte njoftuar më 5 prill se në mes të qershorit në jug të Serbisë do të mbahet stërvitja “Platinum Wolf”, në të cilën do të marrin pjesë ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe dhjetë vendeve tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë