Kosova

“What the Hell”, Haradinaj: Përkujtimi i Gjingjiç-it dëshmon se Kurti ka pak “kimi serbe”


Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Tëvë1, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili me fjalë të zgjedhura e përkujtoi ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiç, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Sipas kreut të AAK-së, përkujtimi që Kurti ia bëri Gjingjiçit dëshmon se kreu i ekzekutivit kosovar mund të ketë “kimi serbe”.

“Po shihet se kimia e Kurtit është edhe pak serbe”, tha Haradinaj, teksa vazhdoi shpjegimin: “Kimia, pra përbërja e tij si person është pak serbe”.

Ai theksoi se mund të ketë serb që janë nobelista, duke iu referuar shkenctarit Nikolla Tesla, por sa i përket lartësimit të figurave serbe, shtoi se duhet të ketë reciprocitet edhe për këtë çështje

“Në Serbi mund të ketë edhe nobelista, por nëse flasim në gjuhën e reciprocitetit që ky thotë, atëherë kur është një kryeministër serb që e ka lartësuar një shqiptar – Ibrahim Rugovën ose Fehmi Aganin?”, pyeti ai.

Krejt këtë situatë, ish-kryeministri i Kosovës e përkufizoni me disa fjalë në gjuhën angleze. “What the hell”, tha Haradinaj, që në gjuhën shqipe i bie çfarë dreqin.

“Kurti, para se të fliste për Gjingjiçin më mirë do të ishte të shikojë bujqit, të cilëve nuk ja ka paguar dëmet e shkaktuara nga vërshimet”, theksoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore