Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, ka reaguar pasi kryeqyteti është mbushur me bërllok, meqë punëtorët e kompanisë rajonale “Pastrimi” janë futur në grevë.
“Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë. Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme”, shkroi ai në Facebook.
Ai ka theksuar se ka qenë i angazhuar me ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, derisa ka shtuar se “jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti”.
“Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat”, shtoi ai.
“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se po punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën”.
Ndryshe, të hënën punëtorët e “Pastrimit” protestuan në kërkim të kushteve më të mira të punës e rritje pagash. Si shenjë proteste ata nuk dolën të mbledhin mbeturinat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi