Kosova

Djilas për Serbinë: Një vend i izoluar dhe i vetëm kundër të gjithëve, s’mund të ketë një pozicion më të fortë në negociatat për Kosovën


Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Djilas, mendon se Serbia do të kishte një qëndrim më të fortë në lidhje me Kosovën nëse do ta kishte harmonizuar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe do të kishte vendosur sanksione të pjesshme kundër Rusisë.

Djilas tha për televizionin Prva se një vend i izoluar dhe “i vetëm kundër të gjithëve” nuk mund të ketë një pozicion më të fortë në negociatat për Kosovën dhe shtoi se pret që zgjedhjet në të gjitha nivelet të mbahen deri në fund të vitit.

“Kur një situatë e tillë ndodh në vend kur ka krizë dhe ka tema si Kosova dhe sanksionet ndaj Rusisë, është mirë të shkojmë në zgjedhje dhe të kontrollojmë legjitimitetin”, tha Djilas.

Ai theksoi se “nuk e mbështet” propozimin franko-gjerman për Kosovën, për të cilin të dyja palët ranë dakord në Bruksel në fund të shkurtit dhe se dokumenti do të kishte qenë më i favorshëm për Serbinë nëse do të ishte më afër qëndrimeve evropiane dhe siç shtoi ai, kjo tregon se nuk është mirë që një njeri vendos gjithçka.

“Ne jemi pro sanksioneve të pjesshme kundër Rusisë. Të gjithë shohin se po ndërtohet një mur i ri i Berlinit dhe ne thamë se duhet të pranojmë të vendosim sanksione të pjesshme ndaj Rusisë. Ne nuk e mbështesim marrëveshjen”, shtoi ai.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga vendet perëndimore, Serbia refuzon të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore