Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se është e qartë që Rusia nuk mund ta fitojë luftën në përvjetorin e parë të kësaj të fundit.
“Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën”, theksoi kryeministri shqiptar.
Lajmi u bë i ditur në median sociale “Facebook”, duke cituar video-mesazhin e kreut të Qeverisë.
“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky”, u shpreh fillimisht Rama.
Kryeministri kishte vendosur ta regjistronte mesazhin nga Hiroshima duke cituar memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj muzeun “e tmerreve” të bombës atomike.
“Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, ravijëzoi në përmbyllje kryeqeveritari.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Konfliktet, rrezik serioz për sigurinë
-
Stërvitja “Corridor VIII Response” thekson rëndësinë strategjike të Shqipërisë në NATO, thotë Vëngu
-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri