Lajme

Tre avionë luftarakë rusë u kapën mbi Poloni


Dy avionë luftarakë holandezë F-35 kapën një formacion prej tre avionësh ushtarakë rusë afër Polonisë dhe i shoqëruan jashtë.

Kështu tha ministria e mbrojtjes e Holandës në një deklaratë.

“Aeroplani i panjohur në atë kohë iu afrua zonës së përgjegjësisë polake të NATO-s nga Kaliningrad”.

Kaliningrad është një enklavë bregdetare ruse e Baltikut e vendosur midis anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Polonisë dhe Lituanisë.

“Pas identifikimit, rezultoi se ishin tre avionë: një rus IL-20M Coot-A që u shoqërua nga dy Su-27 Flankers. F-35 holandez shoqëruan formacionin nga distanca dhe ia dorëzuan eskortën partnerëve të NATO-s”.

Il-20M Coot-A është emri raportues i NATO-s për avionin rus të zbulimit Ilyushin Il-20M, ndërsa Su-27 Flankers është emri raportues i NATO-s për avionët luftarakë Sukhoi Su-28.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore