Komandanti i forcave të NATO-s në Evropën Jugore, Stuart B. Munsch: Në tetor shtuam forcat në Kosovë, tash kemi shtuar patrullimin
Komandanti i forcave të NATO-s në Evropën Jugore, Stuart B. Munsch, u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve relevantë në Kosovë, që të jenë në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga demonstratat provokuese.
Ky deklarimi i Munsch është bërë në një intervistë të tij për median serbe FoNet.
Munsch ka deklaruar se janë më shumë se 3700 pjesëtarë të KFOR-it nga 27 vende që vazhdojnë të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës”, tha ai, duke pohuar se “që nga tetori, ne kemi shtuar praninë tonë duke shtuar forcat si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë”.
Komandanti i NATO-s, përveç situatës në Kosovë ka thënë se Aleanca në përgjithësi ka një histori të gjatë të mbështetjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Siç theksoi ai, “Koncepti ynë i ri Strategjik, i miratuar në qershor në samitin në Madrid, ripohoi rëndësinë strategjike të rajonit për NATO-n”.
“Ne jemi unanim në qëndrimin tonë për rëndësinë e pranisë sonë afatgjatë në rajon, e cila reflektohet në disa angazhime të ndryshme, si dhe përmes kontributit në stabilitetin rajonal të anëtarëve më të rinj të Aleancës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, pohoi Munsch.
“Në Bosnje dhe Hercegovinë, ne vazhdojmë të mbështesim operacionin Altea. Selia jonë në Sarajevë është e përfshirë në një sërë aktivitetesh që mbështesin procesin e reformës dhe modernizimit të strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”, tregoi ai.
Gjithashtu theksoi se Zyra Ndërlidhëse Ushtarake e NATO-s në Beograd lehtëson bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Aleancës në disa fusha, sipas programit të Partneritetit për Paqe.
Bashkëpunimi ynë me BE-në dhe partnerë të tjerë është i një rëndësie vendimtare. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për të mbështetur reformat në rajon, sepse siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n, si dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, përfundoi ushtaraku amerikan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi