“Nga kjo situatë në veri të Kosovës vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfitojnë brenda afatit të shkurtër”, tha për Danas, Boris Tadiç, ish-president i Serbisë.
Sipas tij, për Vuçiç-in kjo ishte një mundësi për tërheqjen e serbëve nga institucionet, për “kauzën serbe” në Kosovë dhe “rezistencë heroike” ndaj vendeve perëndimore që mbështesin pavarësinë e saj.
Tadiç ka folur edhe për kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të dërguar deri në 1 mijë ushtarë në Kosovë, por potencon se ajo cfarë kërkon Vuçiç nuk ka të bëjë me Rezulutën 1244.
“Dhe tani edhe për rritjen e gatishmërisë luftarake dhe për një fushatë ushtarake masive në rrjetet sociale dhe lojën me patriotizmin e kotë dhe kërcënimet me luftë, e cila në opinionin ndërkombëtar paraqitet si kërkesë legjitime për dërgimin e 1 mijë ushtarëve dhe policëve në Kosovë në përputhje me Rezoluta 1244 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Edhe pse e di shumë mirë se ajo për të cilën flet nuk ka të bëjë me rezolutën 1244”, përfundon Tadiç.
Ndryshe më 18 nëntor, Albanian Post pati realizuar një intervistë me Boris Tadiç.
Ai vazhdon të mbetet lideri i vetëm pro-evropian në Serbi, por vazhdon të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës po ashtu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke