Kosova

Sveçla: Mbrëmë shkëmbyem plumba me bandat, arritëm të vendosim kontrollin


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media pasi ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ka treguar se tashmë janë identifikuar disa nga kriminelet në komunat veriore të Kosovës, derisa ka treguar se policët kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale afër digës së Liqenit të Ujmanit të shtunën.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale afër digës së Liqenit të Ujmanit”, tha Sveçla.

Por, tash sipas tij, situata është vendosur në kontroll dhe është nën vëmendje të shtuar.

Ai ka theksuar se nëse barrikadat nuk hiqen, policia ka kapacitet e duhura që të veproj në këtë drejtim.

“Nëse barrikadat nuk hiqen policia do të ndërmarrin veprimet e duhura. Jemi duke u koordinuar me partnerët tanë dhe EULEX-in”, shtoi ai.

“Unë besoj që shumë shpejt do të mbërrijmë në situatën që nuk do të kemi barrikada”, potencoi ai.

Kreu i MPB-së, ka theksuar se presidenti i Serisë, Alkeksandër Vuçiç, është i i dëshpëruar nga arrestimi i Pantiç-it, dhe në mungesë të çdo argumenti, “u rikthye në detyrën e tij të viteve të 90-ta, si propagandues”.

“Dje është arrestuar ish-pjesëtari i MUP-it. Policia me ndihmën edhe të institucioneve tjera ka arritur ta identifikoj të njëjtin si njërin nga organizatorët kryesor të grupeve që kanë sulmuar zyrat dhe zyrtaret e KKZ-së dhe zyrtarët policorë”, shtoi ai.

“Policia e Kosovës është ballafaquar me një sërë sulmesh në veri të vendit, pas hetimeve intensive të policisë dhe koordinimit me institucionet e tjera të sigurisë, policia e Kosovës ka arritur t’i identifikoj disa kriminel që me veprat e tyre të terroriste kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit tonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore