Lajme

Turizmi, Greqia drejt hapjes në mars


Greqia po planifikon zgjasë kufizimet në sektorin e shitjeve. Po planifikohet hapja e shkollave përpara fundit të marsit me qëllim që të rifillojë rihapja e sezonit turistik në maj, përpara sezonit veror. Ky njoftim u bë i ditur nga një dhënëse e qeverisë më 8 mars.

Ky vendim varet nga të dhënat epidemiologjike të COVID-19.

Ndërkohë që po vazhdohet me vaksinimin e popullsisë, qeveria greke po planifikon të lejojë darkat në ambientet e jashtme për të rifilluar turizmin. Në Greqi turizmi përbën rreth një të pestën e prodhimit ekonomik, duke punësuar një në pesë persona.

Të ardhurat që vijnë nga turizmi janë thelbësore për shtetin grek. Rikujtojmë se Greqia po del nga një dekadë e gjatë me probleme të borxhit publik. Ekonomia e vendit është tkurrur ndjeshëm për shkak të kufizimeve nga COVID-19.

Ministri i Financave i Greqisë, Christos Staikouras, tha  për një stacioni radiofonik grek se skenari bazë i qeverisë është që të rihapë një pjesë të ekonomisë, më 22 mars.

Greqia, e cila ka pësuar 6 mijë e 758 vdekje nga COVID-19, u detyrua kohët e fundit të zgjasë një bllokim në rajonin e gjerë të Athinës deri në 16 mars për shkak të një riinfektimit.

Së fundmi, 466 pacientë janë të intubuar deri më tani.

Atoritetet janë shqetësuar gjithnjë e më shumë për pranimet e COVID në spitalet shtetërore edhe pse shumica e spitaleve po operojnë me kapacitet të plotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore