Shqipëria

Figurat politike shqiptare kujtojnë “Ditën e Mësuesit”


Pavarёsisht kufizimeve, si pasojё e situatёs sё coronavirusit, nuk ka munguar nga vёmendja dhe fokusi pёr Ditёn Kombёtare tё Mёsuesve.

7 mars 2021, pothuajse njё vit nga mbyllja e shkollave, figura tё rёndёsishme politike kanё uruar dhe pёrkujtuar ditёn mё tё veçantë, tё atyre që me mund vazhdojnë t’i japin dije vendit, pavarёsisht kushteve të vёshtira.

Në kёtё sfidё me tё cilёn gjithё bota po pёrballet, sistemi arsimor ka qenё veçanёrisht ndёr mё tё goditurit. I detyruar dhe i papёrgatitur nga pandemia pёr tё funksionuar sipas njё metode sa tё re dhe eksperimentuese, aq dhe sfiduese pёr tё gjithё tё pёrfshirёt.

“Mirënjohje për mësuesit pjesëmarrës në RTSH Shkolla, të cilët dilnin për të regjistruar orët e mësimit për nxënësit tanë. Ne jemi krenarë për këtë punë dhe përkushtim”, u shpreh ministrja e arsimit Evis Kushi, nё njё takim pёrkujtimi, pёrmes njё videoje online me 250 mёsues tё vendit.

Kryeministri i Shqipёrisё po ashtu ka shpёrndarё eventin nё profilin e tij nё Facebook, duke shprehur me pёrzemёrsi falenderimin dhe mirёnjohjen e tij.

“Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut). GËZUAR 7 MARSIN!”, ka shkruar nё postin e tij, kryetari i Partisё Demokratike, Lulzim Basha poshtё tё cilit ndodhej njё foto e tij me tё bijёn, duke mbajtur njё vizatim nё tё cilin shkruhej, Gezuar ditёn e mёsuesit.

Nuk ka munguar as urimi i Presidentit tё Shqipёrisё, Ilir Meta i cili kishte vendosur t’a kujtonte kёtё ditё tё veçantё pёr shqiptarёt, nё qytetin e Korçёs, “djepin e Rilindjes Kombёtare” siç ishte shprehur.

Presidenti Meta, nё udhёtimin e tij kishte vizituar shkollёn e parё shqiptare “Mёsonjtoren”, tё ndёrtuar nё 7 mars tё vitit 1887, si dhe kishte zhvilluar takime me figura arsimore tё vendit dhe tё rinj tё ardhur nga Kosova qё kishin vendosur tё kremtonin gjithashtu kёtё ditё.

“Shumë i lumtur, që sot më 7 Mars, në këtë ditë të bekuar për mbarë kombin tonë, të takohesha në Korçë me Herolindën, Liridonën dhe shumë të rinj e të reja nga Kosova, që festonin Ditën e Mësuesit”, ka shkruar Meta.

Nё njё postim tjetёr, Meta kishte shkruar disa vargje tё poezisё, sё poetit tё madh rilindas Naim Frashёri, kushtuar hapjes sё Mёsonjtores.

Veçanёrisht, Meta shprehu solidaritetin e tij pёr mёsuesit shqiptarё tё Kosovёs qё sakrifikuan pёr tё shpёrndarё gjuhёn shqipe nё “kushtet e vёshtira tё gjenocidit”.

“Sot është dita për të bërë një homazh, për të nderuar dhe shprehur një mirënjohje të thellë edhe për të gjithë mësuesit shqiptarë në Kosovë, për sakrificat sublime të bëra prej tyre në kushte terrori e gjenocidi, për përhapjen e gjuhës shqipe dhe edukimin patriotik të të rinjve”, kishte shkruar Meta.

Po ashtu, mёsuesit e vendit, mesa duket munguan as nga vёmendja e qytetarёve. Njё shpёrndarёs- motorist, u pa mёngjesin e ditёs sё sotme nё qytetin e Tiranёs, duke mbajtur njё buqetё me lule. Motoristi kishte ndaluar pranё zonёs “Tajvan”, teksa po kryente njё thirrje telefonike.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore