Kosova

Vuçiç në konferencë me Von der Leyen: Unë s’do bëj kurrë atë që bëri Vjosa Osmani


Ursula von der Leyen dhe Aleksander Vucic ne konference ne Beograd

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli edhe se si Serbia nuk po i vë sanksione Rusisë duke mos u rreshtuar me perëndimin, por homologu i saj serb, Aleksnadër Vuçiç, po në konferencë me Von der Leyen, pohoi se ai “s’do ta bëjë atë që bëri Osmani”, duke folur keq për të tjerët.

“Jam i shqetësuar, e pashë konferencën tuaj me Vjosa Osmanin dhe e pashë që ajo shfrytëzoi rastin për të folur kundër Beogradit dhe Serbisë. Unë nuk do ta bëj kurrë këtë”, deklaroi Vuçiç.

Derisa shtoi se ai është i interesuar “për paqe dhe stabilitet”.

Përkundër se iu zotua presidentes së KE-së, Vuçiç kundërshtoi vetën në fjalinë e radhës duke kritikuar Kosovën.

“Prishtina, jo Beogradi, ka ndërmarrë veprime të njëanshme, të gjitha deri tani”, pohoi ai.

Pjesën tjetër të fjalimit Vuçiç e ka koncentruar në falënderime për Bashkimin Evropian për ndihmat ekonomike dhe vendet e punës të hapura nga ndihmat evropiane.

Von der Leyen i ka treguar Vuçiç-it se BE për çështje të energjisë elektrike do t’i dhurojë edhe 160 milionë euro ndihma.

Pastaj ajo pohoi atë që kishte thënë edhe për Kosovën se “unë e di që e ardhmja e Serbisë është në BE” dhe “e di që BE-ja jonë nuk është e plotë pa Serbinë, sepse ne ndajmë të njëjtin përkushtim për një të ardhme të përbashkët dhe prandaj vazhdojmë të punojmë së bashku për të”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore