Aplikacione

Ish-shefi i sigurisë së Uber-it dënohet


Ish-shefi i sigurisë së Uber është dënuar për mos tregimin e një sulmi tek autoritetet amerikane, sulm ky i cili ishte bërë nga hakerët në vitin 2016 në data bazat e kompanisë.

Në San Francisko e shpallën fajtor Joe Sullivan – i cili ishte pushuar nga Uber në vitin 2017.

Dënimi është një përmbysje dramatike për Sullivan, i cili në një pikë të karrierës kishte ndjekur penalisht krimet e lidhura me kibernetikën për zyrën e prokurorit të SHBA-së në San Francisko.

Pas dënimit të Sullivan, avokati i tij David Angeli, tha: “Fokusi i vetëm i z. Sullivan, në këtë incident dhe përgjatë karrierës së tij të shquar, ka qenë garantimi i sigurisë së të dhënave personale të njerëzve në internet”.

Por prokurorët thanë se kjo çështje është një paralajmërim për të gjitha kompanitë.

“Presim që këto kompani t’i mbrojnë ato të dhëna dhe t’i alarmojnë klientët dhe autoritet e duhura kur të dhëna si këto vidhen nga hakerët”, tha prokurorja e SHBA-ve Stephanie M Hinds.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore