Shqipëria

Mashtrimi britanik për emigrantët shqiptarë


Ka statistika nga Zyra e Brendshme e Britanisë (Home Office) dhe më pas – po nga i njëjti institucion – ka njoftime për shtyp.

Hendeku mes të dyjave është aq i gjerë sa që edhe emigranti më i shkathët nuk ka gjasa të zbulojë një mënyrë për të lundruar nga njëri në tjetrin.

Javën e kaluar, u publikua përditësimi më i fundit i statistikave të emigracionit, një grup të dhënash gjithëpërfshirëse për vitin deri në qershor.

Statistikat ishin një minierë ari për studiuesit dhe një makth për propaganduesit e Home Office.

Le të merret si shembull paniku i fundit mbi shqiptarët.

Filloi me një artikull të “Daily Mail”, i cili mbështetej në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”. Aty pretendohej se 40% e emigrantëve që kishin kaluar Kanalin ishin shqiptarë.

Programi “Today” i Radio 4 pohoi se “zyrtarët e qeverisë besojnë se shumica” e njerëzve që mbërrinin me varka të vogla ishin nga Shqipëria, një pretendim i paraqitur pa sfidë si fakt.

Po atë ditë, Home Office zbuloi një marrëveshje me Tiranën zyrtare për të “përshpejtuar” largimin e shqiptarëve, të cilët me sa duket nuk duhet të kërkojnë azil sepse vijnë nga një “komb i sigurt dhe i begatë”.

Statistikat tregojnë një histori tjetër.

Sigurisht që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur, por në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka qenë rreth 17% e totalit.

Është e mundur që shifrat të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i qershorit, por ka pak prova për këtë, përveç burimeve të paverifikuara të Home Office dhe një dokumenti sekret nga inteligjenca ushtarake.

Channel migrants landing in UK will be flown to new asylum centre in ALBANIA | Daily Mail Online

Pretendimi se shqiptarët nuk kanë nevojë për azil sepse vijnë nga një vend “i sigurt” është gjithashtu i kundërshtuar nga të dhënat.

Në gjashtë muaj, 53% e kërkuesve shqiptarë iu është dhënë azil, ose forma të tjera leje qëndrimi në vend, me vendimin e parë, dhe një përqindje më e lartë në apel.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti, numri arriti në 385 persona.

Se çfarë ndodh me shumicën e shqiptarëve kur vendosen në një korsi deportimi “të shpejtë”, askush nuk do ta thotë.

Të dhënat gjithashtu hedhin poshtë pretendimin e bërë nga ministrja britanike, Priti Patel, se shumica e kërkesave për azil janë false dhe se “70% e njerëzve që kalojnë Kanalin janë emigrantë ekonomikë”.

Në statistikat e fundit, tre të katërtat e të gjithë atyre që pretendonin të merrnin azil e morën.

Gjysma e atyre që apeluan kundër refuzimeve ishin gjithashtu të suksesshme, duke e çuar shkallën totale të suksesit në pothuajse 90%.

Substantial' increase in Albanians arriving in UK after Channel crossings | The National Wales

Çfarë ndodh me emigrantët e Kanalit?

Nga të gjithë emigrantët që kanë mbërritur me varka të vogla që nga viti 2018, 82% janë ende në pritje të një vendimi për kërkesën e tyre për azil.

Ai tregon se sa sklerotik është procesi i Home Office.

Edhe pse numrat janë rritur, ato nuk e kanë kapur shifrën e viteve 2000.

Statistikat e Home Office ekspozojnë zbrazëtinë e propagandës edhe vërtetojnë gënjeshtrën e saj.

Sidoqoftë, në vetvete, ata nuk do të ndryshojnë mendjen e askujt për këtë çështje.

Kjo nuk është për shkak se njerëzit janë irracionalë ose sepse janë indiferentë ndaj fakteve, por sepse faktet kuptohen gjithmonë brenda një kornize të caktuar, si pjesë e një narrative ose historie.

Dhe historia për azilkërkuesit veçanërisht ata që vijnë me gomone, janë trillime për t’i dëbuar.

Statistikat jo vetëm që ndihmojnë në zbërthimin e këtij miti të Home Office, por tregojnë gjithashtu një histori tjetër.

Ata tregojnë se problemi i vërtetë është refuzimi i Britanisë për të hapur rrugë ligjore, edhe për ata, jeta e të cilëve është në rrezik vdekjeprurës dhe të cilëve Britania i detyrohet një detyrim moral.

Kjo pasi sata që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë kryesisht refugjatë të vërtetë të detyruar të bëjnë atë udhëtimin.

Kjo është historia që duhet të tregojmë. Dhe statistikat ofrojnë lëndën e parë nga e cila mund të thuret ajo narrativë e ndryshme, që është jo vetëm më e vërtetë, por edhe më humane.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore