Lajme

Hamasi dhe Xhihadi Islamik, ku mbeti lidhja vëllazërore?


Hamasi është shtylla kurrizore e rezistencës dhe ne jemi në një pakt të përjetshëm kundër armikut.

Kështu deklaroi udhëheqësi i Xhihadit Islamik, Ziad al-Nakhalah, këtë javë pas armëpushimit me Izraelin.

Nuk duket se një deklaratë e tillë ishte e nevojshme.

Është marrë si e mirëqenë që të dy grupet kanë qenë “vëllezër” vitet e fundit, por Hamasi e shkeli këtë aleancë kur qëndroi jashtë luftimeve treditore.

Palestinezët në rrjetet sociale u tronditën.

“Si mund të ndaheshin vëllezërit në armë? A është kjo një përçarje? A pushoi Hamasi së qënurit një lëvizje rezistence?” pyeti një person.

Hamasi u përpoq të ruante arritjet e tij nga luftimet e vitit të kaluar.

Ndoshta ka preferuar të fokusohet në rindërtimin e Gazës, duke lënë fondet nga Katari që të rrjedhin.

Ndoshta iu nënshtrua presionit nga Egjipti, i cili ka ndikim të përhershëm mbi kalimet e Rafahut dhe Saladinit, ose donte të linte Xhihadin Islamik për të provuar se vetëm Hamasi mund të luftojë vetëm me Izraelin.

Por këto shpjegime nxjerrin në pah dilemën e thellë ideologjike të Hamasit.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha në një raport mediatik të botuar më 21 qershor se grupi kishte vendosur të rinovonte marrëdhëniet me Sirinë.

Një javë më vonë, Khalil al-Haya, shefi i marrëdhënieve të Hamasit me Perëndimin, konfirmoi këto komente.

Hamas, Islamic Jihad — an unbreakable bond - Al-Monitor: Independent, trusted coverage of the Middle East

Ky njoftim shkaktoi një stuhi midis kundërshtarëve dhe mbështetësve të rinovimit të marrëdhënieve, të cilat u ndërprenë në vitin 2012, rreth një vit pas luftës civile të Sirisë.

Turqia nxitoi të informojë liderët e Hamasit për “përçmimin” e saj për një ringjallje të lidhjeve.

Katari ishte më pak i vendosur, por nuk ishte entuziast.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha se ai po i ndiqte nga afër zhvillimet dhe shpresonte të shihte rinovimin e lidhjeve.

Të gjithë të përfshirët dhanë arsyetim diplomatik për pozicionin e tyre.

Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar Assad u bënë rivalë të ashpër pasi Assad refuzoi kërkesën e Erdoganit për të ndaluar masakrën e civilëve sirianë dhe rekomandoi që Assad të jepte dorëheqjen.

Katari kërkon marrëdhënie të mira me të dyja palët, por ka financuar milicitë rebele në Siri.

Por Këshilli Islamik Sirian, udhëheqësit e të cilit janë takuar me Haniyeh, i paraqiti atij një argument më interesant, një argument fetar.

“Ripërtëritja e marrëdhënieve me Sirinë do të dëmtojë kombin mysliman. Ajo do ta pozicionojë organizatën në boshtin iranian, i cili është armiqësor ndaj kombit mysliman dhe që merret me mashtrim me problemin palestinez dhe merr pjesë në derdhjen e gjakut mysliman në Siri, Irak dhe Jemen”.

Këshilli, i themeluar në vitin 2014, vepron në Turqi.

Ai e sheh veten si përfaqësuesin fetar sunit të rebelëve.

Islamic Jihad Leader Slams Hamas For Accepting Israeli-approved Aid - I24NEWS

Kur një grup si Hamasi – një degë e Vëllazërisë Myslimane, e cila përfaqësohet në Këshillin Islamik të Sirisë – vepron kundër qëllimeve të Këshillit, kjo jep një goditje ideologjike vdekjeprurëse.

Argumenti që Këshilli i  dha Haniyehut e cilëson Hamasin si një lëvizje myslimane arabe dhe sunite.

Këshilli Islamik i Sirisë mund të pushojë tani për tani.

Assad-i ende nuk ka pranuar të takohet me udhëheqësit e Hamasit dhe grupi thotë se është ende në fazën e kërkimit.

Ndërkohë, qëndrimi i këshillit tërhoqi reagime të forta nga mbështetësit e pajtimit, kryesisht Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë, një grup i fuqishëm me rreth 90 mijë anëtarë nga vendet dhe të gjitha sektet, duke përfshirë shiitët.

Ahmad al-Raysuni, një teolog maroken, kryeson bashkimin, i cili u themelua në vitin 2004.

Në vitin 2018 ai zëvendësoi Yusuf al-Qaradaëi, i cili konsiderohet udhëheqësi shpirtëror i Vëllazërisë Myslimane.

Pas kritikave të Këshillit Islamik të Sirisë ndaj Hamasit, al-Raysuni tha se “politika duhet t’u shërbejë parimeve dhe nevojat kanë përparësi mbi gjithçka”.

Si shembull, ai vuri në dukje se si edhe rebelët algjerianë kundër Francës kërkuan ndihmën sovjetike pavarësisht boshllëqeve ideologjike dhe dallimeve të dukshme fetare.

“Vendimi për të rinovuar marrëdhëniet me Sirinë është i bazuar në interes për t’i shërbyer rezistencës”, vendosi ai.

Ky qëndrim mbështetet nga një vendim fetar që thotë se duhet lejuar gjërat e ndaluara.

Nëse Hamasi beson se ky hap i shërben më së miri rezistencës, nuk ka asgjë për ta parandaluar atë.

“Por kush vendos se çfarë është e lejuar dhe çfarë është e ndaluar? Ku qëndron kufiri midis nevojës dhe zgjedhjes?” pyeti Mohamed El-Moctar al-Shinqiti, një profesor i etikës politike në Universitetin e Katarit.

Islamic Jihad vs Hamas in Gaza

Në një artikull në faqen e internetit të “Al Jazeera” muajin e kaluar, ai diskutoi një dilemë themelore të çdo lëvizjeje që është edhe politike dhe fetare.

“A është bashkëpunimi ndërmjet Hamasit dhe Hezbollahut apo Iranit një nevojë apo një zgjedhje? A i kalojnë interesat e lëvizjes interesat e kombit?”

Për Hamasin, i cili po zhvillon një luftë fetare dhe kombëtare, kjo dilemë nuk është vetëm ideologjike.

Polemika që lëvizjet e tij ngjallin midis vendeve, teologëve dhe strategëve politikë tregon se shumë kohë më parë e ka kaluar kufirin nga të qenit një grup lokal që bën një luftë private kundër Izraelit.

Legjitimiteti i tij politik dhe ambicia e tij për t’u bërë përfaqësuesi i vetëm i popullit palestinez dhe pararoja kundër pushtimit, e detyrojnë atë të kërkojë një konsensus fetar dhe politik – gjithashtu në vendet arabe dhe myslimane.

Këtu qëndron dallimi thelbësor midis Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Ky i fundit nuk ka pretendime për të sunduar popullin palestinez apo një shtet palestinez.

Qëllimi i tij i vetëm është të luftojë pushtimin dhe, siç e sheh, të çlirojë Palestinën.

Hamasi përfaqëson një botëkuptim shumë më të gjerë.

Mahmoud al-Zahar, një nga themeluesit e Hamasit, një herë tha se “Palestina nuk ka përparësi ndaj vendeve të tjera myslimane dhe nuk është superiore ndaj parimit të kombit islamik”.

Hamas | Definition, History, Ideology, & Facts | Britannica

Ky është një pozicion i pazakontë dhe i frymëzuar nga Irani, që lufta kombëtare i shërben luftës fetare, ideologjike.

Çështja se çfarë i shërben më mirë rezistencës e lejoi Hamasin të përvetësonte pozicionin që mori gjatë luftimeve të Xhihadit Islamik këtë muaj.

Në pamje të parë, kjo qasje është oportuniste. Grupi mund ta justifikojë atë me argumentin se duhen lejuar gjërat e ndaluara.

Por ky qëndrim justifikon edhe bashkëpunimin me Xhihadin Islamik kur nevojitet, apo luftën brutale kundër rivalëve politikë dhe fetarë si grupet salafiste.

Ai gjithashtu hap rrugën për marrëveshje indirekte me Izraelin në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve dhe një armëpushim afatgjatë.

Marrëveshje të tilla nuk kanë rëndësi për sa kohë që nuk përfshijnë njohjen e Izraelit.

Përkundrazi, ato janë një situatë e përkohshme, sado e gjatë që duhet të jetë, që çon drejt përmbushjes së idesë kombëtare myslimane.

Manifestimi politik i kësaj qasjeje nuk është i dukshëm vetëm në lidhje me Xhihadin Islamik dhe Izraelin, por edhe në lidhje me marrëdhëniet e Hamasit me vende si Turqia dhe Katari nga njëra anë dhe Egjipti nga ana tjetër.

Hamasi e çliroi veten nga kujdestaria saudite dhe diktatet iraniane, të cilat janë të lidhura në Xhihadin Islamik.

Dhe, sikur të ishte një shtet, Hamasi mund të mendojë pa presion nëse do të rinovojë marrëdhëniet me Sirinë.

Hamasi pati sukses aty ku dështoi lëvizja që e lindi atë, Vëllazëria Myslimane.

Nuk është një grup i persekutuar.

Ai sundon territorin e vet. Nuk është i detyruar të bashkëpunojë me rivalët e saj politikë si Fatah. Dhe mund të konsiderohet si pararoja e kombit mysliman.

Marrë nga Haaretz, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore