Kosova

Osmani uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Në rastin e hapjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, ka uruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha se në këto kohëra përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet “demokratike” të Ballkanit Perëndimor është çështje e domosdoshme.

“Ne u bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që në mënyrë urgjente të ofrojnë vendimit tashmë të vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tonë [të Kosovës]”, ka shkruar Vjosa Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave, derisa i është drejtuar BE-së që të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin”.

Në dritë të kësaj hapje të negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Krasniqi uroi që “besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancojë edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore