Lajme

“Rusia paguan për demonstratat anti-ukrainase në Izrael”


Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë demonstrata anti-ukrainase, të paguara nga qeveria ruse, po zhvillohen në qytetet izraelite.

Kështu shkruan Ambasada e Ukrainës në Izrael në median sociale “Twitter”.

Agresioni rus kundër Ukrainës shtrihet edhe në Izrael, veçanërisht në rrjetet sociale është vërejtur një sulm propagandistik.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të demonstratave anti-ukrainase të financuara nga qeveria ruse. Këto demonstrata u zhvilluan në Haifa, Netanya dhe para ambasadës ukrainase në Izrael”, shtoi misioni diplomatik.

Ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevhen Korniychuk theksoi se ambasada nuk është e tronditur apo e befasuar nga fakti se financimi rus synon të mashtrojë publikun.

“Pavarësisht demonstratave të planifikuara, publiku izraelit kryesisht mbështet Ukrainën dhe kundërshton sulmet brutale të Rusisë”, nënvizoi diplomati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore