18 persona të vdekur, ky është bilanci tragjik nga goditja e një qendre tregtare në zonën e Kremenchuk-ut me raketa ruse, kur mbi 1 mijë persona gjendeshin brenda saj.
Qindra persona janë nxjerrë ndërkaq të lënduar, ndërsa kërkimet akoma vijojnë.
E gjithë godina u përfshi nga flakët pas sulmeve ruse, të cilat u dënuan me gjuhën më të ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Asnjë rrezik për forcat ruse. Asnjë vlerë strategjike. Vetëm një përpjekje për të jetuar lirisht nga njerëz normale, gjë e cila e nxeh pafund okupatorin”.
Me këto fjalë i është adresuar Zelensky opinionit publik, duke e përshkruar goditjen e objektit nga Moska si krim barbar.
Sipas tij, Kremlini thjesht po përdor pafuqinë e vet për të goditur qytetarët e thjeshtë të një vendi të lirë. Ndaj, është e kotë që të pritet ndonjë ndjenjë humaniteti prej tyre.
Aktin e ka dënuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili theksoi se “bota është e tronditur nga kjo ngjarje”.
Mbështetjen ndaj Ukrainës nuk e la pa përmendur kryediplomati amerikan.
Ndërsa, në të njëjtën retorikë të ashpër, ishte edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se akti, shënjon një vepër “barbarie” nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar kështu drejtpërdrejt kreun e Kremlinit.
Duke qenë se në zhvillim e sipër është edhe samiti i vendeve të G7-ës, të gjitha këto të fundit e dënuan sulmin dhe bënë thirrje për të mbështetur Ukrainën financiarisht e ushtarakisht, për sa kohë të ishte e nevojshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi