Kosova

Gjukanoviç: Në Mal të Zi duhet të fitojë politika evropiane


Presidenti i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, deklaroi se formimi i qeverisë së pakicës nënkupton kthimin e DPS-së në pozicionin shtetëror-politik të rëndësishëm, si zgjidhje kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton RTCG.

Ai tha se e njëjta vijë demarkacioni do të rishfaqet në zgjedhjet e ardhshme në Podgoricë, e cila shënon ndarjen mes atyre që e shohin Malin e Zi si pjesë të Evropës dhe atyre që përpiqen të manipulojnë shoqëritë ballkanike në të kaluarën dhe prapambetjen.

“Prandaj nuk duhet të lejojmë që në Podgoricë të kemi dilema për këtë, këtu duhet të fitojë politika evropiane”.

“Le të mos humbasë secili prej nesh që të kontribuojë në atë fitore”, shtoi Gjukanoviç.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të nënkuptojnë gjithashtu një kthim të caktuar të DPS-së në pozicionin e selisë së politikave pro-evropiane në Mal të Zi, tha Gjukanoviç.

Më 3 mars, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka dërguar propozim në Parlamentin e Malit të Zi për mandatar për përbërjen e Qeverisë.

Presidenti malazez propozoi që kryeministër i emëruar të ishte kreu i URA-së, Dritan Abazoviç.

Por, vetë fakti që Qeveria e pakicës në Mal të Zi nuk po bëhet tregon se sa stabile do të mund të jetë ajo, thonë analistët politik malazez për Vijesti.

Njëjtë sikurse qeveria e brishtë e Zdravko Krivokapiç, analistët besojnë të njëjtën gjë edhe për atë të Dritan Abazoviç.

“Kushtëzimi i ndërsjellë i palëve që negociojnë formimin e qeverisë së pakicës është shenjë se ajo nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe se aktorët politikë që do ta vështirësojnë përfundimisht do të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet kyçe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore