Kosova

Flasin për Albanian Post prindërit dhe dëshmitari në rastin e shqiptarit të akuzuar për masakrën e Izbicës


Haxhi dhe Mejreme Alidemaj, prindërit e Muhamet Aliemajt

Prindërit e Muhamet Alidemajt, nga fshati Kërrninë e Istogut, për herë të parë kanë folur publikisht, rreth rastit për të cilin djali i tyre u akuzua nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dyshimet e prokurorisë se Muhamet Alidemaj ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës më 28 mars të vitit 1999, nëna e tij i hedh poshtë kategorikisht.

Por, është një dëshmitar i Prokurorisë i cili ka ndarë një pjesë të rrëfimit të tij për Albanian Post, duke treguar se si e ka parë Muhametin duke i prirë ushtrisë serbe për të hyrë në fshatin Izbicë, në ditën kur edhe ka ndodhur masakra.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore