Shqipëria

Lër investimet domethënë “ço në shtëpi” papunë mijëra njerëz, thotë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur te kërkesa për heqjen e disa prej investimeve qeveritare duke listuar tre pasoja që e pasojnë një vendim të tillë.

“Shumë njerëz i bien shkurt, lëri mor investimet, këtu puna është jepu lekë njerëzve”, referoi Rama një prej kërkesave të qytetarëve.

Kryeministri shqiptar e konsideroi lënien e investimeve si “një fjalë goje”.

“Lër investimet domethënë ço në shtëpi ‘papunë’ mijëra njerëz”, sqaroi fillimisht kreu i qeverisë.

Më tej, Rama theksoi së lënia e investimeve domethënë “hiq dorë nga të gjitha taksat që do heqësh prej atyre investimeve”.

Sipas kryeministrit, duke hequr dorë nga këto investime, futesh në një spirale rënieje ekonomike.

“Për të rritur rrogat, për të rritur pensionet na duhet të rrisim të ardhurat. Ekonominë e rrisin investimet jo shpenzimet”, shtoi Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri ka garantuar në përmbyllje se ajo që po bëjnë autoritetet shqiptare “është diçka që nuk po e bën askush”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore