Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën për një marrëveshje të re, me gjigantin farmaceutik Moderna. Kjo për t’u furnizuar me doza shtesë të vaksinës.
Bashkimi Evropian (BE), është përballur me kritika për strategjinë e tij të blerjes së vaksinave. Shpërndarja e vaksinave në vendet anëtare ka qenë relativisht e ngadaltë.
Kontrata me Moderna-n është e dyta që BE-ja ka lidhur me prodhuesin, dhe parashikon një blerje shtesë prej 150 milionësh në 2021-in.
Ndërkohë të mërkurën, firma amerikane e ilaçeve Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, u shprehën se ata kishin përfunduar një marrëveshje për të furnizuar BE-në me 200 milion doza të tjera të vaksinës së tyre të coronavirus-it.
Dozat priten të dorëzohen këtë vit, rreth 75 milion prej tyre në tremujorin e dytë. Tashmë janë porositur edhe 300 milionë të tjera.
“Me një portofol prej 2.6 miliardë dozash, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë vaksina jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për fqinjët dhe partnerët tanë”, tha von der Leyen.
Marrëveshja lejon gjithashtu mundësinë e dhurimit të vaksinave për kombet me të ardhura të ulëta. Kjo vetëm nëse BE-ja ka furnizime të mjaftueshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Cili është qëllimi i të blerit telefonin inteligjent më të fundit?
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
-
Mohamed Al Fayed nën akuza për përdhunimin e pesë grave, punonjëse të Harrods
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke