Lajme

Rusët që po largohen nga vendi: “E ardhmja na duket e pasigurt, nuk ndihemi të sigurt këtu”


Bisedë nate në një bar hoteli në qendër të kryeqytetit. Andrey dhe Kira, burrë e grua, të dy të diplomuar, të dy me Visa dhe një punë të mirë në një kompani ndërkombëtare, të huaj të specializuar në kërkimin teknologjik. Në katin e dytë fle vajza e tyre e vetme, Tatjana, 11 vjeçe. Ai ka në dorë biletat dhe planet e udhëtimit. Ata vijnë nga Rubyliovka, një fshat në periferi veri-perëndimore të Moskës, emri i të cilit është sinonim i një mirëqenieje mes vilave të oligarkëve dhe godinave luksoze ku jetojnë “perëndimorët”, atyre që udhëtojnë, punojnë dhe ndoshta paguhen jashtë vendit.

Rruga për në Finlandë

“Nesër në mëngjes zgjimi do jetë  herët”, thotë ai. Me një shprehje që nuk është aspak e lumtur. Ata do të hipin në rrugën e parë Moskë-Shën Petersburg, tre orë e dyzet minuta. Pastaj në trenin e dytë dhe të fundit për në Helsinki, një orë tjetër. Dhe aty do të ndalen.

Familja ka vizë dhe rrogë të mirë, mund ta përballojë. Ashtu siç mundën të rezervonin një paketë të plotë në një agjenci udhëtimi, e vetmja në gjendje të garantonte ende një vend në trenin “Alegro”.

“Kjo është ajo që ne po bëjmë, gjithçka papritmas filloi të ecë shpejt, ne mbetëm të befasuar”, psherëtin Andrey. “Nuk kishim zgjidhje”.

Rusët e tjerë që ndodhen aty kanë edhe më pak mundësira. Rezervimi në trenin që i çon përtej kufirit me Finlandën, është i pamundur në çdo motor kërkimi, biletat e para të disponueshme janë për 13 mars. Një javë duket një përjetësi.

“Ne vendosëm të ikim kur filluan të flasin për vendosjen e ligjit ushtarak. Me atë që po ndodh, e ardhmja na duket e pasigurt dhe nuk ndihemi të sigurt”.

Mohimet fillimisht të Dmitry Peskov, zëdhënësit të Vladimir Putin, dhe më pas të vetë presidentit rus, nuk e ndaluan fluksin e vazhdueshëm të pasagjerëve rusë në Finlandë. “Askush nuk dëshiron të detyrohet të shkojë në luftë”, thotë Kira. “Ne jemi 35 dhe 37 vjeç, mjaft për të na kujtuar se si ishte jeta më parë. Nëse nuk dalim, rrezikojmë të humbasim punën tonë dhe gjithçka që kemi ndërtuar ndër vite. Nuk e meritojmë”.

Është emigrimi i atyre që mund ta përballojnë, një elitë borgjeze, urbane dhe kozmopolite që më shumë se çdo gjë tjetër i frikësohet autarkisë dhe kthimit në një botë të mbyllur që kurrë nuk e imagjinonin se mund të rikthehej.

Në vendkalimin Vaalimaa, gati 200 kilometra në lindje të Helsinkit, makinat që presin kalimin formojnë një radhë gati një kilometër të gjatë. Dhe këto sigurisht nuk janë makina të lira, madje edhe këtu SUV dhe vetura të markave më të mira.

Kontrollet janë gjithnjë e më të rrepta. Bagazhet kontrollohen për para, sepse shuma e parave e lejuar për ata që posedonin dokumente për mërgim tashmë është shumë e ulët, dhe rënia e rublës e bëri atë të barabartë me një darkë në një restorant të çdo qyteti evropian.

Mediat finlandeze pretendojnë se më shumë se tetë mijë rusë e kanë bërë këtë zgjedhje deri më sot. “Vetëm shikoni sasinë e valixheve me të cilat ata udhëtojnë për të kuptuar se nuk do të kthehen së shpejti”, tha dirigjenti finlandez i intervistuar nga “Euroneës”. Nisur nga pamjet që vijnë nga kufiri dhe nga çmimet në rritje të Alegro-s, numri i atyre që e provojnë është i destinuar të rritet.

Çajrat e Andreit dhe Kirës janë ende të paprekura. Është një natë me mendime të këqija, dyshime dhe pasiguri për të ardhmen. Dilema e tyre nuk është morale, por ekonomike. Ata e dinë se tani e tutje do të jetë shumë e vështirë për atdheun e tyre. “A ndihem si një rus i keq, një egoist, si përshkruhen ata që po largohen? Aspak. Unë kam shumë frikë. Mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar. Por nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri miqtë dhe të afërmit e mi, dhe kjo më dhemb shumë”.

Të dy lënë një prind të moshuar në këtë anë të kufirit, i cili nuk kishte dëshirë t’i shoqëronte. “Unë i kuptoj ata”, thotë ai. “Babai im nuk e miraton. Për të, Rusia ka rëndësi. Por nuk ndihem fajtor nëse them se bota jashtë është më e rëndësishme për mua, sepse kështu jam rritur, kështu më kanë mësuar dhe kam studiuar”.

Të dy ngrihen. Është e qartë se ata nuk besojnë në një lamtumirë përfundimtare, për të cilën ndoshta nuk ndihen gati. “Çfarë do të ndodhë në ditët në vijim? Kur do të përfundojë e gjithë kjo?” pyet ajo. Ku ta gjejmë të kishte dikë që ta di vërtet. Në çdo rast, paçi rrugë të mbarë dhe fat.

Marrë nga “Corriere della Sera” e përshtatur për Albanian Post.

Marco Immarizio është korrespondenti në Moskë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore