Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kaudër të vizitës së saj zyrtare në Turqi ka marrë pjesë edhe në një aktivitet të organizuar nga shoqata të mërgatës shqiptare në Turqi.
Osmani lavdëroi kontributin e diasporës në trajektoren historike të bërjes së Republikës së Kosovës.
“E di që mallin për atdhe e ken secili prej jush, dhe të përditshëm, siç e di edhe se mundi, djersa dhe sakrifica juaj, që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë nuk kanë munguar kurrë”.
“Kosova mbijetoi edhe shkaku i juaj, shkaku i mërgatës kudo në botë, përfshirë në Turqi”, është shprehur Osmani.
Presidentja Osmani tha se mërgata kudo është shpirti dhe zemra e Kosovës.
“Pata nderin t’i takoj, t’i përgëzoj dhe t’i uroj që Kosovën ta shohin jo vetëm si vend ku i vizitojnë familjarët e të afërmit, por edhe si mundësi për investime”, shkroi ajo në Facebook.
Osmani gjithashtu tha se përtej kontributit financiar esencial që mërgata ka në Kosovë, ata janë edhe investitorët kryesor të drejtëpërdrejtë si në industritë kyçe po ashtu edhe atë në zhvillim e sipër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke