Lajme

Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën nëse ndjekin rrugën e Ukrainës


Mes operacioneve të vazhdueshme ushtarake ruse në Ukrainë, zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha të premten se Moska do të duhet të kundërpërgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda bëhen anëtarë të NATO-s.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së në kapacitetin e tyre kombëtar, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së të tjerëv”, tha Zakharova.

Natyrisht, sipas saj, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike.

Këto të fundit, shton Zakharova, do të kërkonin që Rusia të ndërmerrte hapa reagimi.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s.

Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse çështja e sigurisë kombëtare bëhet akute”.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore