Lajme

Johnson inkurajon Zelensky-n: Po e shoh me admirim guximin e forcave ukrainase kundër atyre ruse


Kryeministri britanik Boris Johnson pas bisedimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se qeveria e tij ishte e gatshme për Ukrainën dhe po e sheh me “plot admirim” guximin e forcave të saj.

Dyshja diskutuan sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen praktike për qeverinë ukrainase.

Zelensky i tha kryeministrit se kishte pasur humbje të mëdha nga pala ukrainase – por humbje të mëdha i ishin shkaktuar edhe Rusisë.

Ndër të tjera Presidenti ukrainas u kërkoi gjithashtu udhëheqësve perëndimorë të inkurajojnë protestat kundër luftës në Rusi.

Johnson premtoi të bëjë “gjithçka që mundet”. Kryeministri i tha udhëheqësit ukrainas, “ne besojmë se Putin-i do të dështojë dhe ky është tani një objektiv kryesor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”.

Ndërsa, bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore