Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë pas tentativës për pushtim të Ukrainës.
Demonstruesit u arrestuan në 40 qytete, sipas “OVD-Info”, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.
Më shumë se 330 persona janë arrestuar në Moskë, thuhet në deklaratë.
Janë shfaqur imazhe të policisë ruse duke arrestuar protestuesit në sheshin Pushkinskaya të Moskës qendrore.
Një imazh i marrë nga një fotograf i “AFP-së” në vendngjarje tregon oficerët që ndalojnë një burrë duke mbajtur një pankartë ku shkruhej, “Jo luftës me Ukrainën! Putin të japë dorëheqjen”.
Imazhet e tjera tregojnë oficerët duke bllokuar sheshin. Një gazetar i “The Guardian” në vendngjarje tha në Twitter se ka një “prezencë shumë të madhe policie” në zonë.
Në SHBA, një tubim pro-ukrainas pritet të zhvillohet jashtë Shtëpisë së Bardhë në Washington në orën 16:30 me orën lokale (21:30 GMT).
Situata atje është në një kaos tërësor, ku lajme të shumta po qarkullojnë mbi luftimet që po zhvillohen në Ukrainë.
Ato filluan në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i shpalli luftë Ukrainës dhe urdhëroi të nisnin bombardimet.
Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com