Lajme

Ukraina siguroi një përgjigje ‘të vendosur dhe të bashkuar’ nga BE kundër Rusisë


Ukraina u sigurua për një përgjigje të “vendosur dhe të bashkuar” nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë.

Kjo u bë me dije në Twitter nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba pasi foli me kryediplomatin e BE-së Josep Borrell.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi vendosjen e trupave në dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore pasi i njohu si të pavarura të hënën, duke përshpejtuar një krizë për të cilën Perëndimi ka frikë se mund të shkaktojë një luftë të madhe.

“Ne ndajmë të njëjtin vlerësim për vendimin e paligjshëm të Rusisë”, tha Kuleba.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore