Kosova

Z-Mobile fiton edhe një rast në Arbitrazh ndaj Telekomit të Kosovës, mbi 11 milionë euro dëmshpërblimi


Mbi 11 milionë euro është dëmshpërblimi që Telekomi i Kosovës do t’ia paguajë ish-kompanisë Z-Mobile, pasi këta të fundit e kanë fituar edhe një rast tjetër në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kundër Telekomit të Kosovës, pasi nuk i është vazhduar kontrata meqenëse Z-Mobile nuk i kishte pranuar kushtet për kontratën e re.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Albanian Post, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekomin e Kosovës, Lahmi Balaj.

“Po sapo më kanë konfirmuar nga menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, unë se kam parë akoma vendimin. Sipas juristëve të Telekomit, vendimi është skandaloz”, tha Balaj për AP.

“Dhe pasi të analizohen ne do të marrim hapa të metejshëm, sepse nuk do të pranojmë me asnjë çmim që krimi i organizuar në vazhdimisht t’i zhvat mjetet e Telekomit.

Telekomi i Kosovës dhe kompania Z-Mobile nga viti 2010 kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me një kontratë të nënshkruar gjatë atij viti, e cila i mundësonte kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.

Mospajtimet mes tyre kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë ndërsa çështja kishte shkuar në Arbitrazh dhe më pas Gjykata e Prishtinës kishte vendosur në favor të kompanisë Z-Mobile duke obliguar Telekomin që t’i lëshonte numeracion shtesë kompanisë Z-Mobile dhe t’i paguajë gjobë prej mbi 25 milionë euro në emër të shpagimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së arbitrazhit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore