Lajme

Borell: BE mbështet bisedimet e mëtejshme me Rusinë për Ukrainën


Bashkimi Evropian mbështet përpjekjen e fundit për të organizuar bisedime të mëtejshme midis Washingtonit dhe Moskës mbi Ukrainën, tha të hënën përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell.

“Samite, takime në nivel ministrash, në nivel liderësh, çfarëdo formati, çfarëdo mënyre të bisedosh dhe të ulesh në tavolinë dhe të përpiqesh të shmangësh luftën janë shumë të nevojshme dhe ne do të mbështesim çdo gjë që mund t’i bëjë bisedat diplomatike në mënyrën më të mirë”, tha ai.

Blinken shtoi se “duhet të mobilizohen sa më shumë dyer diplomatike që mund të imagjinohet”.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka rënë dakord “në parim” për bisedimet e samitit të ndërmjetësuar nga Franca me presidentin rus, Vladimir Putin për sa kohë që Rusia nuk pushton më tej Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë të dielën.

Takimi, sipas sekretares së shtypit Jen Psaki, do të ndodhë pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov takohen më 24 shkurt.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ra dakord “në parim” për të mbajtur një samit me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Biden tha se takimi mund të zhvillohet vetëm “nëse Rusia nuk pushton Ukrainën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore