Stil

Brad Pitt ngre padi kundër Angelina Jolie – “ia ka shituar ilegaglisht pronën në Francë”


Aktori, Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, duke e akuzuar atë se ka shitur ilegalisht pjesën e saj të pronës së tyre franceze, Chateau Miraval.

Pitt pretendon se ata kishin rënë dakord që asnjëri nuk do të shiste pjesën e tyre të Chateau – ku u martuan në vitin 2014 dhe vreshtin e tij fitimprurës, pa marrëveshje nga pala tjetër.

Por ylli i “Fight Club” pretendon në padi se ndërsa vreshti u bë “pasioni i Pitt”, Jolie ia shiti pjesën e saj biznesmenit rus, Yuri Shefler, pa lejen e Brad.

Dokumentet e gjykatës, të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, thonë, “Jolie e përfundoi shitjen e supozuar pa dijeninë e Pitt, duke i mohuar atij të drejtën e pëlqimit që i detyrohej atij dhe të drejtën e refuzimit të parë që subjekti i saj i biznesit i detyrohej.

Brad Pitt.

“Ajo e shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar, duke e minuar kështu investimin e tij në Miraval”, thuhet në padi.

Pasuria Miraval ndodhet në fshatin Correns në rajonin Provence-Alpes-Cote d’Azur në Francën juglindore.

Rezidenca me 35 dhoma është e rrethuar nga kopshte të harlisura me një hendek, shatërvanë, ujësjellës, një pellg, një kishëz dhe një vresht për të cilin Pitt thotë se ka investuar një sasi të madhe parash.

Jolie dhe Pitt, blenë pronën në vitin 2008 për 28.4 milionë dollarë, me qëllimin për të rritur fëmijët e tyre atje dhe për të ndërtuar një biznes familjar të verërave.

Çifti u martuan atje në vitin 2014, dhe më pas u ndanë në vitin 2009 – dhe ndërsa divorci i tyre i rrëmujshëm është finalizuar, çifti është ende i përfshirë në beteja gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve dhe pasuritë e tyre të konsiderueshme.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Pitt e zhvilloi vreshtin në Miraval në një biznes shumë milionë dollarësh dhe një nga prodhuesit më të mirë në botë të verës roze.

Por dokumentet e gjykatës thonë se, deri në vitin 2013, “Jolie pushoi së kontributi fare” për rinovimet, ndërsa Pitt “vazhdoi të investonte miliona dollarë, afërsisht 70 për qind e investimit të çiftit në Miraval”.

Në janar të vitit 2021, “Jolie e informoi Pitt me shkrim se kishte marrë një ‘vendim të dhimbshëm, për shitjen e pronës’”, thuhet në padi.

Angelina Jolie.

“Jolie shpjegoi se kishte blerë Miraval me Pitt si një biznes familjar dhe si vendi ku ajo besonte se ata do të plakeshin së bashku. Megjithatë, ajo tha se nuk mund të mbante më asnjë pozicion pronësie në një biznes me bazë alkooli duke pasur parasysh kundërshtimet e saj personale”, thuhet tutje.

Pitt filloi negociatat për të blerë pjesën e Jolie, por pa sukses. Në tetor të vitit 2021, divizioni i verërave i Grupit Stoli, Tenute del Mondo, njoftoi se bleu 50 për qind të aksioneve të Jolie në pronë dhe po ashtu edhe verërat që prodhon, teksa aktualisht biznesi kontrollohet nga biznesmeni rus Shefler.

Shitja ishte një surprizë për Pitt, i cili tani pretendon se është i privuar nga përdorimi i Chateau si shtëpia e tij private dhe nuk mund të mbikëqyrë më kompaninë që ai ndihmoi për të krijuar dhe investuar, miliona dollarë brenda saj.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore