Kosova

Cramon: Kosova ka media të gjalla dhe të pavarura, qeveria e re të mos merr shembuj fqinjët në Ballkan


Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një video-mesaszhi ka ururar Kosovën në katërmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së saj, me ç’rast lavdëroi edhe shtypin dhe mediat tejet të gjalla, kritike, dhe “të pavarura”.

Cramon ka përmendur arritjet e Kosovës në sfera të ndryshme shoqërore, demokratike dhe institucionale, dhe ka treguar edhe për përvojën e saj intensive në raport me Kosovën.

“Për më tepër, Kosova ka media shumë të gjalla, shumë të pavarura dhe me qasje kritike. Shpresoj që ky nivel i lirisë së shtypit të mirëmbahet, dhe mendoj se qeveria e re mund ta merr si shembull këtë në krahasim me vendet tjera të Ballkanit, se Kosova në këtë aspekt është shumë më e avansuar dhe shpresoj që kjo gjë të mirëmbahet”.

“Mund t’iu them se ka qenë gjithmonë kënaqësi e veçantë të punojë me përfaqësues të ndryshëm politik dhe shoqërinë civile në Kosovë”.

“E di që zhvillimi i Kosovës nuk ka qenë gjë e lehtë. Por kjo është bërë, dhe dua që të vazhdojë rruga drejt demokratizimit dhe reformave ekonomike, por edhe rruga e qartë drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Viola von Cramon.

Ajo tha se e kupton që ka njerëz të pakënaqur se shumë gjëra nuk janë përmbushur, dhe me të drejtë.

Gjithashtu Cramon kujtoi se Kosovës i është mohuar padrejtësisht liria e lëvizjes drejt unionin evropian, me mos-heqjen e regjimit të vizave.

Cramon uroi të gjithë qytetarëve të Kosovës ditën e pavarësisë.

Gjithashtu ajo tha se pret që të vizitojë Kosovën në fund të muajit shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore