Rusia do të zhvillojë stërvitje bërthamore në shkurt, Bjellorusia ndryshon kushtetutën për t’i pritur armët
Zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës amerikane thanë se Rusia po planifikon të kryejë stërvitje në shkallë të gjerë duke përdorur armë bërthamore në muajin shkurt.
Ky lajm është raportuar nga “Financial Times”, duke cituar një burim në Kongresin Amerikan.
Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, gjenerali Mark Milley dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haynes zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.
Sipas FT-së, ata njoftuan anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve se Rusia po përgatitet të kryejë stërvitje duke përdorur forcat strategjike bërthamore.
Në anën tjetër, Bjellorusia kërkon të ndryshojë kushtetutën e saj për të pritur armët bërthamore ruse.
Më 27 dhjetor të vitit 2021, Minsk-u zyrtar publikoi ndryshimet e propozuara në kushtetutën e saj dhe i dorëzoi ato për koment publik.
Miratimi i tyre i mëvonshëm i ka hapur rrugën një referendumi të datës 27 shkurt, për miratimin e kushtetutës së re.
Ky ndryshim, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, do ta ndihmojë Lukashenko-n që të përmbushë ofertën e tij për të pritur armë bërthamore ruse në tokën bjelloruse.
Bjellorusia nuk e shpalli zyrtarisht ndryshimin e statusit të saj bërthamor kur postoi ndryshimet në kushtetutë në faqen zyrtare presidenciale.
Sipas IISS-së, ndryshimet eliminojnë gjithashtu neutralitetin e vendit, i cili kishte qenë pjesë e pozicionit të tij strategjik që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Së bashku, ato kanë implikime të mëdha për sigurinë evropiane në kontekstin e krizës aktuale rreth Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi