Shtëpia e Bardhë ka nënvizuar paralajmërimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, se ekziston një “mundësi e veçantë” që Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt.
Ky njoftim erdhi gjatë një telefonate mes Biden dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Kremlin-i gjithashtu ktheu një përgjigje të zymtë gjatë së enjtes.
Sipas diplomacisë ruse, ka “pak terren për optimizëm” në zgjidhjen e krizës.
Kjo, pasi SHBA-të refuzuan përsëri kërkesat kryesore të Rusisë.
Zyrtarët rusë pohuan se dialogu ishte ende i mundur për t’i dhënë fund tensionit mes palëve.
Biden parashtroi përsëri se presidenti rus Vladimir Putin do të japë dritën jeshile për një pushtim të mëtejshëm të territorit ukrainas – në një të ardhme jo shumë të largët.
Shtëpia e Bardhë tha se komentet e Bidenit gjatë telefonatës përforcuan shqetësimet që zyrtarët e administratës kanë prej disa kohësh.
“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.
Siç pritej, SHBA-të dhe aleanca perëndimore kundërshtuan me vendosmëri çdo lëshim për pikat kryesore të Moskës.
Kjo e fundit kërkonte dislokimet e trupave aleate dhe pajisjeve ushtarake në Evropën Lindore.
Shtëpia e Bardhë
Gjatë bisedës telefonike me Zelenskyy-n, Biden ripohoi gatishmërinë e administratës amerikane.
Kjo, sa i takon “përgjigjes me vendosmëri” Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën.
“Ai gjithashtu theksoi angazhimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Kievi e kishte parë përgjigjen e Washington-it përpara se ajo të dorëzohej në Moskë dhe nuk kishte kundërshtime.
Ai shkroi në Twitter se ishte “e rëndësishme që SHBA-të të mbeten në kontakt të ngushtë me Ukrainën para dhe pas të gjitha kontakteve me Rusinë”.
Në një vizitë në Danimarkë, Kuleba theksoi nevojën e vendit të tij për të forcuar mbrojtjen e tij.
Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, do të mbërrijë në Washington, DC, të hënën,
Gjatë takimit pritet të diskutohet furnizimi me gaz për ekonominë më të madhe të Evropës, Gjermaninë.
Kjo, në rast se Moska kalon kufirin për të pushtuar Ukrainën.
Më 7 shkurt, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të jetë në Shtëpinë e Bardhë për të folur gjithashtu për çështjet e përbashkëta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi