Eurodeputetja në Parlamentin Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, i doli në mbështetje iniciativës për formimin e qeverisë së pakisë nga Dritan Abazoviç dhe Lëvizja URA në Mal të Zi.
Cramon përmes një cicërime në Twitter shkroi se “iniciativa për të formuar qeveri të pakicës në Mal të Zi është për t’u mirëpritur për zgjidhjen e bllokadës politike dhe avansimit të vendit”.
“Qytetarët e Malit të Zi kanë votuar për ndryshim që do të sillte drejtësi për të gjithë, persekutim të elitës së korruptuar dhe të avansojë rrugën e vendit drejt integrimit në BE”, shkroi Viola von Cramon.
▶️Minority government in #Montenegro is a welcomed initiative by @pokretura to resolve the political deadlock and move the country's reforms on.
‼️ Montenegrin citizens have voted for a change that will bring justice to all, prosecute corrupted elite and advance EU integration.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) January 18, 2022
Sipas saj me formimin e koalicionin të pagëzuar me emrin “E bardha në të zezë”, e cila supozohet të ketë mbështetjen e së paku 49 deputetëve, është gjëja e duhur.
“Tani është koha e duhur për të përmbushur këto premtime, për t’i mbledhur të gjitha forcat demokratike, përparimtare dhe pro-evropiane prapa Dritan Abazoviçit, dhe të fillohet puna që Mali i Zi të bëhet anëtari i rradhës i Bashkimit Evropian”, përfundoi ajo
Abazoviç ka prezantuar ofertën e tij për qeveri të pakicës, dhe pritet përgjigje nga eksponentët politik të Malit të Zi deri në fund të javës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com