Shqipëria

Në portin e Durrësit po përpunohen mbi 14 mijë ton mallra


Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka njoftuar se në kalatat portuale po përpunohen katër anije, ndërsa gjashtë janë në radë dhe tre në pritje.

“Mbi 14 mijë e 806 ton mallra, si hekur, çimento dhe qymyr po përpunohen sot në portin e Durrësit”, ka bërë të ditur APD-ja.

Sipas autoritetit, në radë ndodhen gjashtë anije tregtare, të cilat pritet të nisin procesin e përpunimit në orët e ardhshme. Dhe se prej tyre do të përpunohen 16 mijë e 121 ton mallra si skrap, superfosfat dhe llamarinë.

Ndërkaq, APD-ja ka zbuluar se tre anijet e tjera janë me 7 mijë e 285 ton mallra me melamin dhe skrap.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend.

Anijet tregtare, që transportojnë mallra nga Durrësi ose drejt tij, kanë lundruar deri tani drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore