Muzikë

Genc Prelvukaj dhe Mimoza Shkodra prezantojnë “Mona Lisën”


Pas më shumë se katër vjetësh, rep artisti, Genc Prelvukaj dhe këngëtarja, Mimoza Shkodra, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të dytë, të titulluar – “Mona Lisa”.

Kënga sjellë pranë publikut dyshen edhe me një video klip të xhiruar në Prishtinë nga kompania, Black Fish, ndërsa për tekstin është përkujdesur vetë rep artisti, Prelvukaj.

“Mona Lisa”  – një këngë e mbushur me ritme vallëzimi, pritet të pëlqehet nga publiku dhe është një dhuratë e artistëve për festat e fundvitit.

Bashkëpunimi i parë mes Genc Prelvukaj dhe Mimoza Shkodrës ishte kënga “Jemi nda”, të cilën e kishin publikuar në vitin 2017 e që ishte mes hiteve të asaj vere.

“Jemi nda” vetëm në platformën YouTube numëron mbi 11 milionë klikime, ndërsa aso kohe ishte pjesë e pandashme e “playlistave” të DJ-ve shqiptarë.

Kujtojmë se në vitin 2020, Genci, kishte publikuar albumin e tij “Gentvs II”, i cili po ashtu u mirëprit nga fansat e rep artistit.

Ndërkohë, së fundmi, Prelvukaj kishte reaguar edhe rreth dukurisë së blerjes së klikimeve në platformën YouTube, për të cilën ai është shprehur kundër.

Në një postim në Instagram për t’i mundësuar ndjekësve të tij që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet në të cilat artisti do të kthej përgjigje.

Mes shumë pyetjesh, një nga ndjekësit e kishte pyetur rreth dukurisë së “blerjeve të klikimeve” nga artistët shqiptarë.

“Uroj t’i arrijnë edhe një miliardë por kam hallin se shpenzohen shumë”, kishte shkruar Prelvukaj.

Ndërkaq, këngëtarja, Mimoza Shkodra, ka qenë më në hije sa i përket publikimit të këngëve të reja – por, ajo njihet për hite të shumta, të tilla si: “Ndarja”, “Burrat nuk janë si ti” e “E urrej”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore